-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Ja si mund të ulet menjëherë çmimi i karburanteve

Kryesoret

Nga Kombinati, Ilir Meta u ndal te situata e rënduar ekonomike në vend, ku kërkoi nga qeveria miratimin e projektligjit të propozuar nga Partia e Lirisë për heqjen e taksave të naftës dhe indeksimin e pagave.

Meta theksoi se në kushtet e një qeverie të korruptuar të përfshirë në shumë afera është më mirë që paratë të qëndrojnë në xhepat e qyqarëve dhe jo të futen në arkën e shtetit për tu vjedhur më pas.

“Ju e dini që prioritet nuk mund të jenë qytetarët për një qeveri që ka prioritet vjedhjen përmes aferës së inceneratorëve. Ju e keni parë si këta firmosur dhe kanë kaluar miliona euro në llogaritë e njerëzve që nuk janë më në këtë botë.

E dimë që Ukraina është në luftë por pasojat ekonomike dhe sociale janë më të rënda në Shqipëri se ata që janë në luftë. Përfshirë këtu çmimin e karburantit i cili është më i shtrenjtit në botë. Partia e Lirisë ka paraqitur në Kuvend për këtë gjë një propozim për heqjen e taksës së karbonit dhe taksës së qarkullimit.

Sot nëse këto taksa do të hiqeshin çmimi do të binte rreth 3710 lekë të vjetra, por qeveria kërkon të mbushë arkën për të paguar inceneratorët dhe tenderat që bën me 10-fishin e kostos reale.

Parimi ynë është më mirë një lekë më pak në arkën e qeverisë dhe më mirë 1 lekë më shumë në xhepin e qytetarit”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit