“Unë e kuptoj që njerëzit në të gjithë vendin tonë po përballen me kostot e jetesës dhe po përballen me faturat e tyre të energjisë … Prandaj, si kryeministër, do të marr masa të menjëhershme. Për të ndihmuar njerëzit me koston e faturave të energjisë”, këto ishin fjalët që Liz Truss tha si kryeministre e Britanisë së Madhe.
Një nga pikat e paketës së energjisë është dhe ngrirja e faturave, gjë që do të shpallet nesër në parlamenti britanik.
Vlen të theksohet se nga data 1 tetor çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror janë parashikuar të rriten me 80%, rritje kjo që do të prekë të gjitha familjet në vend, por veçanërisht shtresat e ulëta ekonomike të shoqërisë.
Bëhet fjalë për një paketë masash e cila vlerësohet t’i kushtojë shtetit britanik mbi 120 miliardë euro, shumë të cilën qeveria mendohet ta mbulojë me huazim shtesë.