Interi është mposhtur nga San Siro 0-2 nga Bayern Munchen, në një ndeshje të dominuar thuajse totalisht nga Gjermanët.
Sane realizoi golin e parë, ndërsa D’Ambrosio devijoi në rrjetë një top në pjesën e dytë duke vulosur suksesin e kampionëve të Gjermanisë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona tregoi se është rikthyer fuqishëm në Champions League. Katalansit mposht 5-1 Plzen, me tre gola të realizuar nga Lewandowski.
Ndërkohë, surprizën e mbrëmjen e realizoi Napoli. Italianët i dhanë leksion Liverpoolit të Klopp, pasi e mposhtën 4-1. Një pjesën e parë e jashtëzakonshme, teksa shënuan Zielinski, Anguissa dhe Simeone. Ndërkohë, në pjesën e dytë realizoi sërish polaku. Goli i vetëm për anglezët u shënua nga Diaz në pjesën e dytë.