-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunimi i 11-vjeçares, Haxhiu akuzon Prokurorinë për neglizhencë

Kryesoret

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e shqetësuar me neglizhencën e institucioneve të Drejtësisë lidhur me dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

“Rasti ishte raportuar në fund të qershorit, dhe është dashur të presim dy muaj që fajtorët të arrestohen.

Prokurori nuk ka vepruar dhe, është i njëjti prokuror i rastit që, nuk kishte marrë masa edhe në një rast në Fushë Kosovë, ku një e mitur ka humbur jetën”, tha Haxhiu në ATV.

Ajo theksoi se duhet që t’ju vi fundi zyrtarëve publikë që nuk i kryejnë detyrat e tyre.

“Mes viteve 2016 – 2022, gjykatat tona kanë arritur t’i realizojnë vetëm 10% të rasteve të veprës penale të dhunimit seksual”

Haxhiu foli edhe për nevojën urgjente për të bërë reforma në drejtësi, sepse sipas saj, “qytetarët e kanë humbur besimin te sistemi”.

Kurse, për vettingun tha se Qeveria e ka dorëzuar draft/dokumentin në Kuvend.

“E kemi dorëzuar në Kuvend koncept – dokumentin. Kemi marrë edhe opinionet e Komisionit të Venecias”.

Akuzat e Haxhiut janë shpeshtuar këtyre ditëve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve pas dhunimit të një 11-vjeçare në Prishtinë.

“Kam kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Po të vepronte prokuroria me kohë, ata persona do arrestoheshim shumë më herët”, shtoi Haxhiu.

“Duhet të merren veprime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë kryer detyrat e tyre”.

Ndërsa kryeministri Kurti, ka thënë se puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë krimin dhe gjykatat japin dënimet e merituara.

Të martën dhe të mërkurën është protestuar në Prishtinë nga mijëra qytetarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit