-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Putin ka te drejtë, duhet të importojmë grurë edhe nga Rusia

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan edhe një herë ka treguar se është në krah të Putin.

Kësaj radhe Erdogan ka dalë në krah të Rusisë për çështjen e eskportit të grurit.

Presidenti i Turqisë tha se do të dëshironte të eksportonte grurë edhe nga Rusia, ndërsa theksoi se presidenti Vladimir Putin kishte të drejtë kur tha se gruri i eksportuar nga Ukraina sipas marrëveshjes së sponsorizuar nga OKB shkon në vendet e pasura dhe jo në ato të varfra.

“Ne duam gjithashtu që dërgesat e grurit të nisin nga Rusia”, tha ai.

Ditën e djeshme, presidenti rus bëri thirrje për kufizime në eksportet e grurit të Ukrainës, duke pretenduar se Rusia dhe bota në zhvillim ishin “mashtruar”. Javën e fundit presidenti turk ka bërë edhe deklarata të tjera mbështetëse për homologun e tij rus.

Erdogan tha se nuk e sheh të arsyeshëm qëndrimin e Perëndimit ndaj Rusisë në lidhje me krizën energjetike dhe sanksionet. Duke argumentuar se Perëndimi po ndjek një “politikë provokuese” ndaj Rusisë, ai theksoi se Moska nuk duhet nënvlerësuar./Reuters

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit