-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykatësja përballet me kritika pas vendimit mbi çështjen Trump

Kryesoret

Gjykatësja Aileen Cannon po përballet me kritika të ashpra për të shqyrtuar dokumentet e marra nga FI-ja në shtëpinë e zotit Trump në Florida, gjatë një kontrolli të kryer më 8 gusht.

Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton rreth zotërimit dhe ruajtjes në kushte të papërshtatshme të informacioneve.

Eksperti që pritet të caktohet do të ketë gëzojë kompetenca për t’i marrë FBI-së çdo material që mund të mbrohet nga privilegji avokat-klient apo ai ekzekutiv.

Vendimi i gjykatës pasoi kundërshtimet e forta nga ana Departamentit të Drejtësisë, që tha se një i ashtuquajtur ekspert i posaçëm, nuk ishte i nevojshëm.

Vendimi i gjykatëses u përshëndet nga mbështetësit e zotit Trump të cilët kanë kërkuar kontroll mbi hetimin që po kryen Departamenti i Drejtësisë.

Të tjerë thonë se zonja Cannon i siguroi një avantazh të panevojshëm ish-presidentit duke pezulluar në mënyrë të panevojshme pjesë të punës hetimore që po kryen Departamenti.

Ata thonë se vendimi ka ngadalësuar vrullin e hetimit federal mbi shkeljen e mundshme të Aktit të Spiunazhit.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë detaje nëse do të apelojë vendimin.

Pavarësisht se çfarë pritet të vendosë Departamenti i Drejtësisë, opinioni i dhënë nga zonja Cannon thotë zoti Fox krijon një perceptim për “dy sisteme drejtësie”.

Ish-prokurori i përgjithshëm gjatë administratës Trump, William Barr, tha për rrjetin televiziv ‘Fox News’ të martën se vendimi i gjykatëses “kishte të meta të thella mbi një sërë çështjesh”.

.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit