Roma e pësoi në Bullgari me Ludogorets. Një humbje që sigurisht djeg te skuadra verdhekuqe, që kishte pësuar edhe katër gola në kampionat pak ditë më parë.
Gjithsesi për duelin e sotëm trajneri Jose Mourinho u shpreh i bindur se rezultati nuk tregon atë që skuadrat paraqitën në fushë.
“Rezultati me Ludogorets është i gënjeshtërt. Nuk kemi bërë një ndeshje fantatistike, por nëse nuk fitonim dot, të paktën të mos humbnim. Ditët e fundit gjithçka ka shkuar kundër nesh, por falë Zotit janë edhe pesë ndeshje të tjera në grup”, tha fillimisht Mourinho.
“Të fitosh ndeshjen e parë është gjithmonë e rëndësishme, për le të shohim përpara. Në ndeshjen e radhës në shtëpi duam të marrim tre pikët”, shtoi Jose Mourinho, pas duelit të zhvilluar në Bullgari.
“Golat e pësuar? Nuk më pëlqen të flas vetëm për repartin e mbrojtjes, është i gjithë ekipi që sulmon apo mbron. Goli i dytë erdhi si pasojë e emocioneve, pasi donim të rrezikonim për të fituar”, u shpreh trajneri i Romës.