-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ura e Londrës ra”, plani i detajuar i britanikëve nëse vdes mbretëresha

Kryesoret

Mediat britanike raportojnë se gjendja shëndetësore e mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth është mjaft e rëndë. Lajmet që vijnë nga ishulli tregojnë se e gjithë familja mbretërore ndodhet në Kalanë Balmor, dhe se me dhjetëra mjekë po kujdesen për shëndetin e Mbretëreshës.

Sipas një plani të publikuar në vitin 1960-të, për vdekjen e një monarku të parët që do të informohen për lajmin fatkeq do të jenë kryeministri dhe ministrat kryesorë të qeverisë, me një fjalëkalim tashmë të rënë dakord, që në rastin në fjalë është “Ura e Londrës është shembur”.

Protokolli

Nga ky moment do të nisë operacioni i quajtur “Ura e Londrës”.

Funerali shtetëror

Pas ministrave të brendshëm i takon Qendrës së Reagimit Global të Ministrisë së Jashtme të informojë katërmbëdhjetë qeveritë që njohin mbretëreshën si Kryetare të Shtetit dhe më pas të bëjnë të njëjtën gjë me 36 vendet e tjera të Komonuelthit.

Sa i përket anës informative, asgjë media nuk do të jetë aty.

Bbc do të ketë ekskluzivitetin e njoftimit të parë por lajmi do të transmetohet në agjenci

Shoqata e shtypit dhe rrjedhimisht në të gjitha mediat globale. Ata që nuk kanë televizorë, radio ose telefona inteligjentë do të mund të lexojnë një mesazh që një shërbëtor i veshur rreptësisht zie do t’ia bashkëngjisë portave të Pallatit Buckingham.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit