Një video-dokument i mëngjesit të 24 shkurtit, ditës kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, po bën xhiron e internetit orët e fundit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky informon Emmanuel Macron për pushtimin e trupave ruse në territorin ukrainas.
“A po më thoni se ata dërguan forca speciale në të gjithë Kievin?” Macron dëgjohet duke pyetur në fragmentin nga dokumentari “Un Président, l’europe et la guerre” (Presidenti, Evropa dhe Lufta) i transmetuar në televizionin francez.
Macron speaks to Zelensky the morning of the invasion. This is the beginning of Zelensky’s transformation from mild-mannered president to war chief. pic.twitter.com/QmShhALAL5
— Eleanor Beardsley (@ElBeardsley) September 7, 2022
“Në Kiev, në Odessa, nga Bjellorusia. Ne po luftojmë kudo në vendin tonë. Nuk mund ta imagjinonim këtë, nuk është si viti 2014. Është një pushtim shumë më i madh”, përgjigjet Zelensky. “Është luftë totale”, komenton Macron.