-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Departamenti i Shtetit “shuplakë” Turqisë: Sanksione të reja nëse bën marrëveshje me Rusinë

Kryesoret

Vetëm 24 orë pas shantazhit të ashpër ndaj SHBA-së nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke deklaruar se nëse Turqisë nuk i shiten F-16, ai do të blejë avionë luftarakë nga një burim tjetër, ka reaguar me vendosmëri faktori amerikan.

Departamenti i Shtetit po i njofton në mënyrë të veçantë vendit fqinj Greqisë se çdo transaksion i ardhshëm i Turqisë me sektorin rus të mbrojtjes mund të çojë në vendosjen e sanksioneve të reja nga Uashingtoni.

Siç dihet, Turqia tashmë është përjashtuar nga programi i prodhimit të avionëve luftarakë F-35 për shkak të blerjes së sistemit rus S-400. E gjithë kjo në një kohë kur ajo vazhdon të jetë në negociata me qeverinë amerikane për blerjen e avionëve të rinj F-16 si dhe përmirësimin e flotës ekzistuese që zotëron.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga faqja e internetit Hellas Journal, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se: “Turqia është një aleate afatgjatë dhe e vlefshme në NATO. Megjithatë, blerja e S-400 bie drejtpërdrejt në kundërshtim me angazhimet e marra nga të gjithë aleatët në Samitin e NATO-s të vitit 2016 në Varshavë për të reduktuar varësinë nga pajisjet ruse. Ne i bëjmë thirrje Turqisë, dhe të gjithë partnerëve dhe aleatëve të SHBA-së, të shmangin blerjet e ardhshme të armëve ruse, përfshirë S-400 shtesë, që i ofrojnë Rusisë të ardhura, akses dhe ndikim. Çdo transaksion i tillë mund t’i nënshtrohet gjobave CAATSA, të veçanta dhe përveç atyre të vendosura tashmë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit