-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ballkani dyndet në Gjermani, s’ka më vend në strehimore

Kryesoret

Pas heqjes së kufizimeve të pandemisë, në Gjermani po vijnë gjithnjë e më shumë azilkërkues. Në disa rajone ka vështirësi me gjetjen e vendeve në strehimoret e azilit, kapacitetet e akomodimit kanë mbërritur në limite.

Në disa rajone të Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden vende për strehimin e azilkërkuesve nga vende të tjera dhe refugjatët e luftës nga Ukraina. Strehimoret janë mbushur.

Në Dortmund, Bonn apo Berlin, ku kanë ardhur shumë refugjatë nga Ukraina, ka shumë vështirësi me akomodimin e refugjatëve të ardhur këto javët e fundit, bëhet e ditur nga një sondazh i agjencisë gjermane të lajmeve, dpa.

Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Brendshme, në shtatë muajt e këtij viti janë regjistruar 113,171 kërkesa për azil, rreth 17% më shumë se një vit më parë në të njëjtën hapësirë kohore.

Kësaj i shtohen refugjatët nga Ukraina që duhet po ashtu të akomodohen. Për shkak se shumica e refugjatëve ukrainas janë nëna me fëmijë, shumë komuna duhet të gjejnë edhe vende në shkolla për ta.

Më 26 gusht janë regjistruar 985.000 ukrainas që kanë ardhur në Gjermani për shkak të luftës. Një pjesë e tyre është kthyer sërish në vend. Jo të gjithë ukrainasit që vijnë në Gjermani regjistrohen tek autoritetetet, kështu që shifra aktuale duket parë me rezerva.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit