Zyra e Prokurorit të Ukrainës në Kharkiv thotë se ka filluar një hetim mbi raportet se civilë janë vrarë nga forcat pushtuese ruse në një fshat në rajonin e Kharkiv.
Në një deklaratë në Facebook, prokurori tha se banorët lokalë në Zaliznychne kishin raportuar se forcat ruse kishin vrarë disa nga bashkëfshatarët e tyre.
“Më 11 shtator, oficerët e rendit zbuluan katër kufoma. Të gjithë kanë gjurmë torture”, tha Prokuroria.“Tre prej tyre janë varrosur në territorin e shtëpive të tyre, një tjetër është varrosur në territorin e uzinës së asfaltit”, thuhet në njoftim.
“Sipas versionit paraprak të hetimit, viktimat janë vrarë nga ushtria ruse”, tha Prokuroria.