Një qytetar nga Korça për pak rrezikoi të humbiste jetën si pasojë e një shkarkese elektrike.
Policia e Korçës njofton se shtetasi A. S, duke peshkuar në lumë në Voskopojë , gjatë hedhjes së grepit, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike.
Si pasojë e shkarkesës, ai ka pësuar djegie në trup. Më pas qytetari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.