-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkupi thirrje Hungarisë: Ekstradoni Gruevskin, duhet të burgoset

Kryesoret

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se po kërkon ekstradimin nga Hungaria të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Gruevski më 13 nëntor të vitit 2018 ishte arratisur në Hungari, ndërsa pak ditë më vonë kishte njoftuar se autoritetet në Budapest i kishin miratuar kërkesën për azil politik.

Pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga qeveria maqedonase e cila e kërkon Gruevskin për vuajtjen e disa dënimeve me burg.

Ish-kryeministri maqedonas duhet përballet me 12 vjet e gjysmë burgim për dy gjykime të formës së prerë.

Ministria maqedonase e Drejtësisë njoftoi se është duke ndjekur procedurat gjyqësore dhe se do të kërkojë edhe një herë që Gruevski të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut.

Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 5 tetor të vitit 2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil.

Ndjekja e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe zyrtarëve të tjerë ishte iniciuar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar në vitin 2013.

Nikolla Gruevski ka qenë kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri më 2016.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit