Nuk vonon përgjigjja e Ilary Blasit pas intervistës së dhënë nga Francesco Totti, ku fliste për mesazhet kompromentuese që kishte gjetur në telefonin e ish-partneres së tij.
“Unë i kam mbrojtur gjithmonë fëmijët e mi dhe do të vazhdoj t’i mbroj ata.”
Dhe është heshtje, për hir të fëmijëve të tyre: Cristian, Chanel dhe Isabel. Asnjë përgjigje, asnjë kundërsulm mediatik.
Avokati i saj, Alessandro Simeone, shpjegon se fjalët e kapitenit historik të Romës nuk do të ndryshojnë strategjinë e komunikimit të zgjedhur nga drejtuesja televizive që kur shpërtheu skandali i ndarjes, me tradhti, përndjekje dhe akuza.
Padia për divorc po afrohet gjithnjë e më shumë dhe pikërisht aty, në gjykatë, Ilary do të bëjë të dëgjohet zëri i saj.
Pas “no comment”-it të shqiptuar me mirësjelljen e zakonshme nga avokati Simeone, në fakt fshihet një betejë ligjore që ka muaj që vazhdon dhe është gati të arrijë betejën finale.
“Mbrojtja e fëmijëve të mi vjen para së gjithash, secili është përgjegjës për veprimet e tij”, ua shpjegoi Ilary miqve dhe bashkëpunëtorëve me të cilët komentoi intervistën e Tottit për “Corriere della Sera” këtë mëngjes.
“Nëse zgjedh një linjë, duhet ta mbash deri në fund”, është vendimi në thelb i Ilary-t, e cila hesht ndërsa e gjithë bota rreth saj vazhdon të flasë për atë që dukej si një përrallë, tashmë e përfunduar pa një fund të lumtur.