Roman Berdnikov është gjenerali, i cili mbajti postin vetëm 16 ditë në krye të ushtrisë. Ai u shkarkua ditën e sotme nga presidenti rus, Putin, për shkak të dështimit në Ukrainë.
Sipas Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, gjenerali Berdnikov u emërua komandant i Forcave të Armatosura Perëndimore më 26 gusht 2022. Megjithatë, koha e tij në krye të detyrës së re duket se ka qenë jetëshkurtër. Inteligjenca ukrainase që pretendon se Putini e shkarkoi atë për situatën në Kharkiv. Por nuk ka ka asnjë konfirmim nga Kremlini.
Ushtarët rusë u larguan nga pozicionet e tyre, duke lënë pas edhe rrobat e trupit.