Kompania ajrore e Jeff Bezos pësoi dështimin e parë të lëshimit të raketës këtë të hënë.
Raketa pa pilot Blue Origin doli nga kursi mbi Teksasin Perëndimor rreth një minutë pas ngritjes. Sistemi i nxjerrjes së kapsulës u aktivizua pothuajse menjëherë pas lëshimit. Disa minuta më vonë, kapsula ra me parashutë në një terren të largët të shkretëtirës.
“Duket se kemi hasur në një anomali në fluturimin e sotëm. Kjo nuk ishte planifikuar të ndodhte. Aksidenti ndodhi ndërsa raketa po fluturonte me afro 700 mph (1,126 km/h) në një lartësi prej rreth 28,000 këmbë (8,500 metra).” u shpreh komentatori i ngjarjes.
Ky ishte fluturimi i 23-të për programin New Shepard, i quajtur sipas amerikanit të parë në hapësirë, astronautit Mercury Alan Shepard. I njëjti lloj rakete dhe kapsule janë përdorur për të transportuar pasagjerë me pagesë për udhëtime 10-minutëshe në skajin e hapësirës. Sot ishte fluturimi i nëntë dhe i fundit për këtë raketë.