Testamenti i Mbretëreshës Elizabeth , nëse do të mund të shihej nga publiku, do të jepte një pamje të rrallë të pasurisë së monarkisë, por ai do të vuloset dhe do të mbahet në një kasafortë për të paktën 90 vjet .
Praktika, e vulosjes së testamenteve të anëtarëve të familjes mbretërore, daton në vitin 1910 dhe filloi me princin Françesku. Testamenti i tij është një nga rreth 30 që mbahen në një vend të pazbuluar në Londër, nën mbikëqyrjen e një truproje speciale.
Tradicionalisht, pas vdekjes së një anëtari të familjes mbretërore, ekzekutuesi i testamentit i drejtohet Gjykatës Familjare të Gjykatës së Lartë në Londër, duke kërkuar vulosjen e tij. Gjyqtarët gjithmonë kanë dhënë miratimin e tyre.
Detajet ishin praktikisht të panjohura deri në vdekjen në prill 2021 të Princit Philip, bashkëshortit të Mbretëreshës. Gjyqtari Andrew McFarlane u caktua më pas të shqyrtonte kërkesën për vulosjen e testamentit.
Gjykatësi zbuloi ekzistencën e një kasaforte në të cilën mbahen testamentet. Ai theksoi se nuk e di përmbajtjen e dokumenteve të vulosura.