-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania përballet me krizë ekonomike

Kryesoret

Ekonomia gjermane është në krizë. Të paktën kështu sipas raportit të institutit Ifo, pritet që të tkurret me 0.3 përqind.

Parashikimi është ulur me katër pikë përqindje nga një parashikim i mëparshëm në muajin qershor.

Këtë vit, referuar institutit, inflacioni pritet të arrijë në 8.1 për qind dhe 9.3 për qind vitin e ardhshëm.

“Po shkojmë në një recesion dimëror”, ka thënë Timo Wollmershaeuser, kreu i parashikimeve të Ifo.

“Shkurtimet në furnizimet me gaz nga Rusia gjatë verës dhe rritjet drastike të çmimeve që shkaktuan ato po bëjnë kërdi në rimëkëmbjen ekonomike pas coronavirus-it”, ka shtuar ai.

Grupi i ekspertëve ka paralajmëruar se të ardhurat reale të familjeve dhe fuqia blerëse do të bien ndjeshëm.

Sipas Wollmershaeuser, ka të ngjarë të ketë një “kthim në normalitet” në vitin 2024 me 1.8 për qind rritje dhe 2.5 për qind inflacion.

Në fillim të shtatorit, gjigandi rus energjetik Gazprom i ka ndaluar dërgesat e gazit në Evropë përmes tubacionit kryesor Nord Stream 1 duke thënë se do të ishte në riparim për një periudhë të pacaktuar.

Mbyllja thekson një krizë energjetike në Gjermani, e varur prej kohësh nga gazi rus dhe në të gjithë Evropën, me Moskën e akuzuar për përdorimin e energjisë si armë mes tensioneve për luftën në Ukrainë.

Në gusht inflacioni në Gjermani arriti në 7.9 për qind dhe në fillim të këtij muaji qeveria zbuloi një paketë të re lehtësimi prej shumë miliardë eurosh për të ndihmuar familjet të përballen me çmimet në rritje.

Banka Qendrore Evropiane rriti javën e kaluar normat e interesit me një rekord prej 75 pikë bazë, teksa kërkon të luftojë inflacionin e lartë në të gjithë eurozonën.

Sipas bankës, priten edhe më shumë rritje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit