-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ra nga varka”! Vazhdon saga, vdes një tjetër oligark rus

Kryesoret

Njeriu kryesor i Vladimir Putin për zhvillimin e burimeve të mëdha të Arktikut të Rusisë ka vdekur pasi, sipas mediave ‘ka rënë në det’ ndërsa lundronte në brigjet e Paqësorit.

Ivan Pechorin 39 vjeç, ishte drejtor menaxhues i Korporatës së Lindjes së Largët dhe Zhvillimit të Arktikut të Putinit dhe kohët e fundit kishte marrë pjesë në një konferencë të madhe të organizuar nga Putin në Vladivostok.

Ai është i fundit në një varg të gjatë zyrtarësh të lartë të lidhur me sektorin energjetik të Rusisë dhe Kremlinin që kanë vdekur në rrethana të dyshimta muajt e fundit.

Pechorin ra nga një varkë në ujërat afër ishullit Russky pranë Kepit Ignatiev, tha e përditshmja ruse Komsomolskaya Pravda. Trupi i tij u gjet pas një kontrolli që zgjati më shumë se një ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit