Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride disa ditë para se tubimi panevropian ishte parashikuar të mbahej në Beograd.
Ky njoftim ka nxitur kritika nga organizatorët e kësaj ngjarjeje dedikuar komunitetit LGBT. Organizata “Krenaria e Beogradit” shkroi në Twitter më 13 shtator se policia serbe ka ndaluar marshin e sivjetmë të EuroPride-it dhe organizatorëve u është dorëzuar njoftimi zyrtar.
Por, kjo organizatë u zotua se do të përdorë “të gjitha rrugët ligjore për të shfuqizuar këtë vendim” me qëllim që të organizojnë Paradën e sivjetme të Krenarisë
Ministria e Brendshme më vonë konfirmoi për REL-in se marshi i EuroPride – i paraparë të mbahej më 17 shtator në Beograd – është ndaluar.
Po ashtu është ndaluar mbajtja e një kundërproteste të paralajmëruar në po të njëjtën ditë. Ministria tha se ka “rrezik të lartë të sigurisë për pjesëmarrësit, por edhe për sigurinë e qytetarëve të tjerë”.
Kjo ministri shtoi se pas një vlerësimi të sigurisë, kanë ardhur në përfundim se mbajtja e një marshi të tillë do të “paraqiste rrezik për dhunë, shkatërrim të pronës dhe forma të tjera të prishjes së rendit publik në një shkallë të gjerë”.
Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride disa ditë para se tubimi panevropian ishte parashikuar të mbahej në Beograd.