-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina presion ndaj Gjermanisë për më shumë pajisje ushtarake

Kryesoret

Ukraina ka rritur presionin ndaj Gjermanisë për të ofruar më shumë pajisje ushtarake.

Kurse Kievi vazhdon kundër-ofensivën në lindje dhe jug kundër forcave ruse.

Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm ukrainas, akuzoi qeverinë gjermane se ka injoruar kërkesat e Kievit për tanke Leopard dhe automjete luftarake të këmbësorisë Marder.

Sipas tij, Berlini kishte dhënë vetëm “frikë dhe justifikime abstrakte” se pse nuk po siguronte më shumë pajisje.

“Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, teksa Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marders tani, për të çliruar njerëzit dhe për t’i shpëtuar ata nga gjenocidi”, ka thënë ai.

Kuleba ka shtuar se nuk ka asnjë argument të vetëm racional se pse këto armë nuk mund të furnizohen. “Nga çfarë frikësohet Berlini, nga çfarë nuk ka Kievi?”, ka vijuar ai.

Ai ka folur pas një takimi me homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock, në Kiev, në fundjavë.

Politikanja e Partisë së Gjelbër, e cila kishte udhëtuar me tren nate për vizitën e saj të dytë si ministre e Jashtme në kryeqytetin ukrainas, premtoi mbështetje të mëtejshme nga Gjermania.

Sipas saj, përparimet e bëra nga ushtria ukrainase në zmbrapsjen e forcave ruse ishin një “argument i mirë” për dërgimin e armëve nga perëndimi.

Por kur u shty nga Kuleba për të mbështetur në mënyrë specifike dërgimin e tankeve Leopard 2, Baerbock ka thënë se “tashmë po dorëzojmë armë të rënda”.

Më pas renditi sistemet e armëve që Gjermania kishte dërguar në Ukrainë, duke iu referuar programit shumëpalësh të shkëmbimit dhe marrëveshjeve që ka me partnerët e tjerë perëndimorë.

Besohet se Baerbock dëshiron të rrisë pjesëmarrjen gjermane, por së pari duhet të fitojë mbështetjen e partive të tjera në qeverinë e koalicionit trepalësh.

Të tjerët në partinë e saj, të udhëhequr nga bashkë-udhëheqësi Omid Nouripour, mbështetën thirrjet për një dorëzim të shpejtë në Ukrainë të tankeve Leopard.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit