Në vendimet e ditës së sotme është dënuar me 8 javë pezullim nga çdo aktivitet zyrtar trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli për sjelljen josportive në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Dinamos që u mbyll në barazim.
Memelli duhet të konsumojë gjysmën e ketij dënimi dhe mund të rikthehet në stol për të kaluar në statusin “pezullim me kusht” por nëse sjellja josportive përsëritet gjatë 4 ndeshjeve me kusht, ai do të dënohet automatikisht me 6 muaj pezullim.
Me 10 ndeshje është dënuar edhe zyrtari i klubit korçar, Gentjan Lici. Në vendimet e datës 14 shtator, nuk mungojnë gjobat 50 mijë lekëshe për Partizanin e Teutën që refuzojnë të mbajnë stemën “Abissnet Superiore” në fanellë.