-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministrja suedeze pranon humbjen

Kryesoret

Kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, Magdalena Andersson,e ka pranuar humbjen.

E gjitha vjen pas zgjedhjeve të ashpra që i dhanë fitoren katër partive të opozitës së krahut të djathtë dhe që shënuan hapin e parë në formimin e një qeverie të re.

Me 99 për qind të votave të numëruara, vetëm një pjesë e vogël e votave mbeten të pacaktuara.

Ama për Andersson, e cila u bë kryeministrja e parë grua e Suedisë vitin e kaluar, rezultatet treguan se kundërshtarët e saj kanë fituar.

Të moderuarit, demokratët suedezë, kristiandemokratët dhe liberalët kishin një epërsi me një vend pas zgjedhjeve, por dukej sikur po merrnin 176 vende në parlamentin prej 349 vendesh ndaj 173 vendeve të qendrës së majtë.

Megjithatë, rezultati duhet të konfirmohet zyrtarisht.

Këto zgjedhje shënojnë një pikë kthese në politikën suedeze me demokratët suedezë kundër imigracionit, të shmangur nga të gjitha partitë kryesore kur hynë për herë të parë në parlament në vitin 2010, në pragun e fitimit të ndikimit mbi politikën e qeverisë.

Duket se ata do të fitojnë 20.6 për qind të votave, duke kaluar të moderuarit, të cilët morën 19.1 për qind të tyre, si partia më e madhe në të djathtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit