-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria zyrtarizon një tjetër miqësore

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën në futboll.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit