Almeda Abazi, jeton prej vitesh në Turqi, ku është martuar me aktorin shumë të njohur, Tolgahan Sayiman dhe kanë dy fëmijë. Ish misi është shprehur gjithmonë se dëshiron shumë që t’i mësojë fëmijët të flasin shqip.
Së fundmi, ajo ka postuar një video të të birit Efehan teksa ai flet shqip. Efe ka nisur shkollën por nuk duket shumë i lumtur nga ky fakt. “Pse nuk do të shkosh në shkollë, Efe?” pyet Almeda, teksa ai thotë: “Sepse lodhem”. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit duke shkaktuar shumë të qeshura.