Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka folur këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit për gjendjen në universitetet shqiptare.
Ai është shprehur se sot universiteti gjendet në një krizë ekzistenciale.
“Ka një sërë rrethanash politike, ekonomike dhe sociologjike është goditur në thelb dekadë pas dekade, pushtet pas pushteti. Ka pas shumë zhurmë, tabela dhe shifra. Sot universiteti gjendet në një krizë ekzistenciale.
Ndokush ka bërë edhe para me fondet, por masa e pedagogëve ka mbetur thellësisht e varfër. Pedagogut i mungojnë të ardhurat për të realizuar jetesën e tij.
Mbijetesa i shtyn disa prej tyre të kryejnë punë të dytë apo të tretë. Ne flasim për konceptim e elitave, por e përdorim atë fjalë si çamçakëzi për të larguar erën e keqe nga goja”, tha Gjekmarkaj.
Ndërkohë, pedagogët janë duke mbajtur këtë të enjte një protestë për rritjen e pagave dhe për këtë i kanë dhënë qeverisë deri më 5 tetor.