-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkencëtari zviceran: Ja kur do t’i takojmë alienët

Kryesoret

Një nga ambiciet, ose më mirë ëndrrat më ambicioze të njerëzimit është padyshim udhëtimi në hapësirë, dhe pse jo takimi me forma të tjera jete. 

Sipas një studiuesi të Institutit Federal të Teknologjisë së Zvicrës, nuk duhet të presim edhe shumë për këtë ngjarje historike.

Sipas Sasha Quanz, një takim i tillë, ose të paktën provat e jetës jashtë planetit tonë, do të mund të ndodhë brenda 25 viteve të ardhshme.

“Në 1995, çmimi Nobel Didier Queloz ka zbuluar planetin e parë jashtë sistemit diellor. Sot njihen rreth 5 mijë planetë të tillë, dhe po zbulojmë të tillë çdo ditë. Nga të gjithë këto mijëra planete, disa dhjetëra prej tyre i kanë të gjitha parametrat për të qenë të përshtatshëm për jetën, përfshirë këtu praninë e ujit.

Sipas tij, për momentin James Webb, teleskopi më i fuqishëm në aktivitet, nuk është mjaftueshëm i fortë për të dhënë pamje të detajuara nga këto planetë, por brenda 25 viteve instrumente të tilla mund të realizohen duke e bërë të mundur zbulimin e jetës jashtëtokësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit