Këngëtarja britanike Melanie Chisholm ka rrëfyer abuzimet seksuale të cilat ajo kishte pësuar, një ditë para koncertit të parë të grupit në vitin 1997.
Ajo tregoi eksperiencën e saj gjatë një nate që kishte qëndruar në Stamboll, ku masazhatori i hotelit sulmoi seksualisht.
Sot, 25 vite pas abuzimit të saj, Melanie Chisholm vendosi se ishte koha e duhur për ta ndarë atë publikisht. “Më doli në ëndërr, u zgjova dhe më ngeli në mendje. Dhe kuptova se as që kisha menduar ta përfshija në libër. Pastaj mendova nëse unë dua ta ndaj me publikun. Dhe unë thjeshtë thashë me vete se është e rëndësishme për mua ta them dhe më në fund ta menaxhoj dhe ta përpunoj atë”, tha ajo.
Sa i përket ndjenjave të saj, Mel C tha: “U ndjeva shumë e pambrojtur dhe e turpëruar, pastaj kisha dyshime nëse kam të drejtë. Isha në një ambient ku i hiqnin rrobat para një profesionisti”. /protothema.gr