David Beckham priti me durim për 12 orë për ti bërë nderimet e fundit mbretëreshës Elizabeth II.
Superylli i dikurshëm i Manchester, Real Madrid, Paris Saint-Germain, AC Milan, Los Angeles Galaxy, kishte veshur një kostum, kapele dhe priste të hynte në Westminster Hall.
Në fakt, kur i erdhi radha për të hyrë në Westminster Hall, kamera e televizionit të BBC-së e “kapi” duke fshirë një lot nga cepi i syrit dhe duke mbuluar gojën me dorë teksa i afrohej pjesës së përparme.
“Kjo ditë do të ishte gjithmonë një ditë e vështirë. Mendimet tona janë me familjen, është shumë e veçantë të dëgjosh të gjitha historitë nga njerëzit këtu. Isha shumë me fat që munda të kem disa momente të tilla në jetën time për të qenë pranë Madhërisë së Saj. Është një ditë e trishtuar, por për t’u mbajtur mend”, është shprehur ai për mediat.








