-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet ndihma e re për Ukrainën, 600 milionë dollarë vetëm për mbrojtjen

Kryesoret

600 milionë dollarë do të jetë ndihma shtesë që do të japi SHBA për mbrojtjen e Ukrainës.

Ky është hapi tjetër i ndihmës së Uashingtonit për Kievin, i cili ka nisur kundërofensivën kundër pushtimit rus.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha në një deklaratë se paketa do të përfshijë 37.000 fishekë artilerie dhe katër radarë kundër-artilerie, midis armëve dhe pajisjeve të tjera.

Ndihma ushtarake përfshin sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS, për të cilat Ukraina ka thënë se kanë qenë efektive në ndihmën e forcave të saj në fushën e betejës.

Më 8 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se përafërsisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën.

Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit”, tha zyrtari amerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit