Kryeministri Rama kërkoi falje se mund të ketë rënë pre e një informacioni jo të saktë pasi ditët e fundit ka deklaruar disa herë se në Zvicër dënohesh tre vite burg nëse vendos kondicionerin më shumë se 19 gradë.
“Lidhur me shembullin që sollët, s’e kam dëgjuar këtë keqkuptim, nuk e di por nuk ka rëndësi, mbase mund të jetë një shembull që vjen si rezultat i një keqkuptimi, mbase kam rënë dhe unë viktimë e një informacioni jo të plotë e të saktë. Kërkojë ndjesë jemi në një kohë të tillë, por kjo nuk do të thotë aspak që bota nuk është e mbushur me masa të tilla shtrënguese.
Unë do e verifikoj e do e marr vesh saktësisht si është rasti por shikoni Gjermaninë, shikoni Britaninë e Madhe se si vendet e zhvilluara që nuk të shkon mendja po paraqesin para popujve të tyre planet e kufizimeve të energjisë, gjë që ne nuk kemi dëshirë ta bëjmë” tha ai. Ndjesa erdhi pas sqarimit që bëri ambasada e Zvicrës në Tiranë duke e rrëzuar lajmin që përhapi qeveria.