Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për të ndryshuar sistemin prej dy mandatesh presidenciale prej pesë vjetësh.
Tani, sipas legjislacionit të ri, presidenti do të ketë vetëm një mandat presidencial prej shtatë vjetësh. Po ashtu, ai ka nënshkruar ligjin për ndryshimin e emrit të kryeqytetit nga Nur-Sultan në Astana.
Vendimet e 17 shtatorit vijnë një ditë pasi Dhoma e Ulët e Parlamentit kazak, miratoi propozimin e Toqaevit për këto ndryshime, që janë pjesë e fushatës për krijimin, e atij që ai e quan “Kazakistan të ri”.