-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Japoni: 2 milionë banorë duhet të strehohen nga tajfuni Nanmadol

Kryesoret

Dy milionë banorëve në Japoni u është thënë të kërkojnë strehim.

Kjo, përpara mbërritjes së tajfunit Nanmadol, tha transmetuesi kombëtar, NHK.

Agjencia e motit lëshoi më herët ​​një “paralajmërim të veçantë” për stuhinë e fuqishme.

NHK-ja, e cila përpilon alarmet e lëshuara nga autoritetet lokale, tha se udhëzimet e evakuimit të nivelit të katërt e dyta më e larta ishin në fuqi për njerëzit në Kagoshima, Kumamoto dhe Miyazaki në rajonin jugor të Kyushu-s.

Agjencia japoneze e motit kishte lëshuar alarmin më të lartë për rajonin e Kagoshima-s.

Ky është paralajmërimi i parë special i lidhur me tajfunet, lëshuar jashtë rajonit të Okinawa-s që nga fillimi i sistemit aktual në vitin 2013.

Stuhia pritet të afrohet ose të zbresë në tokë të dielën në prefekturën jugore të Kagoshima në Kyushu, më pas të lëvizë në veri të nesërmen përpara se të niset drejt ishullit kryesor japonez.

Japonia është në sezonin e tajfuneve dhe goditet nga rreth 20 stuhi të tilla në vit.

Shkencëtarët thonë se përkeqësimi i klimës po rrit ashpërsinë e stuhive dhe po bën që moti ekstrem, si valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet e shpejta, të bëhen më të shpeshta dhe intensive

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit