Ushtria ruse, e cila është në kërkim të ushtarëve me kontratë për të marrë pjesë në atë që Moska e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë.
Një kamionë po udhëton në të gjithë vendin për të rekrutuar vullnetarë të cilëve madje ofrohen si nxitje rreth 3,000 dollarë në muaj.
Një njësi speciale parkoi një kamion të tillë në një park qendror të Rostovit, një qytet në Rusinë jugore, të shtunën dhe kur u hapën dyert e tij u zbulua se ishte një zyrë e lëvizshme rekrutimi.
Ushtarët me uniforma kamuflazhi dhe balluke të zeza tundnin me armë kalimtarët e interesuar dhe shpërndanin broshurat shumëngjyrëshe me titull “Shërbimi ushtarak i kontraktuar. Zgjedhja e një njeriu të vërtetë”.
Moska nuk e ka përditësuar numrin zyrtar të vdekjeve që nga 25 marsi, kur njoftoi 1,351 ushtarë rusë të vrarë dhe 3,825 të plagosur.