Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se dukshëm në vendin tonë krimi po pastron paratë dhe ai është i lidhur me qeverinë.
Meta është shprehur se 1.2 miliardë euro janë pastruar nëpërmjet ndërtimeve në Tiranë. Kjo ka sjellë pa mundësinë e familjarëve në Tiranë të blejnë një shtëpi të tyren dhe për këtë arsye ata kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria.
“Është e qartë tashmë pse çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë arritur shifrat stratosferike 2000, 3000 madje dhe 5000 euro për metër katror.
Është po aq e qarte arsyeja përse shumë prej familjeve të reja zgjedhin emigrimin, pasi të pasurit një apartament të tyre në Tiranë është një mision i pamundur.
1.2 miliard eurot e pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë, siç bëhet e ditur nga raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar mbi të gjjtha qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe kësaj Qeverie,” ka shkruar ai.