-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania negocion me Slloveninë: Kemi gati tanket për në Ukrainë

Kryesoret

Gjermania dhe Sllovenia kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës, Sllovenia do t’i dërgojë 28 tanke të dizajnit sovjetik Ukrainës dhe në këmbim do të marrë 40 kamionë modernë ushtarakë nga Gjermania.

Kështu bëri të ditur më 20 shtator Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë. Megjithatë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, nuk ka bërë të ditur se kur do t’i dorëzohen tanket Ukrainës.

Marrëveshja parasheh që Sllovenia të dërgojë 28 tanke të llojit M-55S dhe të marrë nga Gjermania 40 kamionë ushtarakë, përfshirë pesë cisterna.

Gjermania ka promovuar marrëveshje të tilla, sipas të cilave, aleatët lindorë të NATO-s i dorëzojnë Kievit pajisje të epokës sovjetike dhe në këmbim marrin pajisje moderne nga Gjermania. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit