-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Kosova nuk do të lejojë një lloj të Republikës Serbe në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta me Serbinë.

Kurti në një intervistë për CNN ka thënë se nuk do të lejohet themelimi i një republike serbe në Kosovë, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

“Kosova nuk do të lejojë një lloj të Republikës Serbe në Kosovë. Nuk kam vullnet të përfshihem në një marrëveshje për të kompensuar humbjet e Serbisë në regjimin e Millosheviqit, por po për përmirësimin e jetës së serbëve të Kosovës. Shpresoj që Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe ne do ta arrijmë një marrëveshje të njohur legalisht, të qendërzuar në njohje reciproke”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, trupat e saj janë të pranishme në Kosovë.

“Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim. Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të mbrojtjes duke ndarë më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe “ne varemi në sigurinë e amerikanëve”.

“Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”, tha ai duke shtuar se Serbia nuk është demokratike dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçic si një autokrat vendos për çdo gjë në Serbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit