-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania arrin marrëveshje me Slloveninë për t’i dërguar tanke Ukrainës

Kryesoret

Gjermania dhe Sllovenia kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës, Sllovenia do t’i dërgojë 28 tanke të dizajnit sovjetik Ukrainës dhe në këmbim do të marrë 40 kamionë modernë ushtarakë nga Gjermania.

Kështu bëri të ditur më 20 shtator Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë. Megjithatë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, nuk ka bërë të ditur se kur do t’i dorëzohen tanket Ukrainës.

Marrëveshja parasheh që Sllovenia të dërgojë 28 tanke të llojit M-55S dhe të marrë nga Gjermania 40 kamionë ushtarakë, përfshirë pesë cisterna.

Gjermania ka promovuar marrëveshje të tilla, sipas të cilave, aleatët lindorë të NATO-s i dorëzojnë Kievit pajisje të epokës sovjetike dhe në këmbim marrin pajisje moderne nga Gjermania. Marrëveshje të ngjashme më herët janë arritur me Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Greqinë.

Berlini ka argumentuar se kjo është një mënyrë efikase për t’i dërguar Ukrainës pajisje ushtarake me të cilat ushtria e saj është e familjarizuar.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, shtetet perëndimore vazhdimisht po dërgojnë pajisje ushtarake dhe municion në Kiev, me qëllim që forcat ukrainase të mund të mbrojnë veten nga pushtimi.

Së fundmi, Ukraina ka nisur një kundërofensivë në rajonin e Harkivit dhe raportohet se deri më tani ka arritur që të largojë trupat ruse nga pothuajse tërë territori i këtij rajoni. REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit