-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajmi i mirë për Rejën, rikthim i rëndësishëm në Kombëtare në prag të Izraelit

Kryesoret

Seria e dëmtimeve në radhët e përfaqësueses shqiptare ka lënë kuqezinjtë të përgjysmuara para dy sfidave të rëndësishme të këtyre ditëve ndaj Izraelit dhe Islandës në Ligën e Kombeve.

Por tekniku Edi Reja më në fund ka marrë një lajm të mirë, pasi nuk do të humbasë shërbimet e një prej lojtarëve më në formë për momentin.

Myrto Uzuni, i cili ka qenë një nga liderët e Granadës në La Liga 2 në Spanjë duke shënuar 6 gola në kampionat, kishte shfaqur probleme fizike që në ditët e para të grumbullimit dhe ishte në dyshim nëse mund të aktivizohej apo jo.

Mungesa e tij do të ishte një tjetër goditje e rëndë për planet e Rejas duke llogaritur se në sulmin e përfaqësueses mungon edhe një emër i zakonshëm si Manaj, pa harruar këtu edhe dëmtimin që la jashtë Çekiçin si force ofensive në mesfushë.

Reja thirri të riun Eljon Toçi nga radhët e Shpresave në rast emergjence, por sot e ka kthyer atë përsëri te ekipi i drejtuar nga Alban Bushi, pasi stafi mjekësor ka bërë të ditur se Uzuni do të jetë i gatshëm që për duelin e kësaj të premte.

Kështu, trajneri mund të bëjë pak më i qetë planet për repartin e avancuar ku ka në dispozicion edhe Brojën, Cikalleshin dhe Seferin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit