-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkalla e parë e shkarkoi/ Kolegji rikthen në detyrë gjyqtarin që dënoi Tahirin

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka rikthyer në detyrë gjyqtarin Ardit Mustafaj, të cilin KPK e shkarkoi për mos justifikim të pasurisë.

Gjyqtari i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i kishte kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Në parashtrimet e tij përpara KPA-së, gjyqtari Ardit Mustafaj u fokusua gjatë në vlerësimin e një prone të ndërtuar në qytetin e Sarandës në vitin 2003 dhe të shitur 8 muaj më vonë në vitin 2004.

Sipas subjektit të rivlerësimit kjo pronë ka një kosto ndërtimi prej 1.8 milionë lekë dhe është shitur me të njejtën vlerë, për shkak se në vitin 2004 ka qenë akoma karabina.

Mustafaj u ankua se KPK e ka vlerësuar gabimisht këtë pronë me vlerën e Entit Kombëtar të Banesave, duke e konsideruar një ndërtesë të përfunduar.

Me tej gjyqtari listoi një listë të gjatë provash shkresore dhe fotografike, nga institucione shtetërore dhe burime të hapur si ‘Google Earth’, për të treguar se ndërtesa kishte qenë karabina vite pasi ishte shitur nga subjekti, të paktën deri në vitin 2010.

Mustafaj është gjyqtari që dha vendimin e fajësisë në shkallën e parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit