Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria dhe Kroacia zhvilluan raundin e parë të negociatave për njohjen e viteve të punës.
“Lajm i mirë. Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.
Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës” tha ai.
Deri tani shteti kryesor që ende nuk e ka firmosur këtë marrëveshje është Greqia.