Radhët janë ngritur përgjatë kufirit të Rusisë, ndërsa burrat përpiqen të largohen nga vendi mes një thirrjeje ushtarake për luftën në Ukrainë.
Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300,000 njerëz për të shërbyer në luftë.
Kremlini thotë se raportet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruara.
Por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me milje automjetesh duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.
Një burrë, i cili donte të ishte anonim tha për BBC se ai kishte rrëmbyer pasaportën dhe ishte nisur drejt kufirit, pa paketuar asgjë tjetër, menjëherë pas njoftimit të Presidentit Putin, pasi emri i tij ishte bërë gati për në luftë.