Finlanda tha se do të “kufizojë ndjeshëm” hyrjen e shtetasve rusë në këtë vend, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë.
Qeveria finlandeze tha përmes një deklarate më 23 shtator se ka vendosur që të kufizojë numrin e shtetasve rusë që do të lejohen të hyjnë në shtet.
Ky vendim u tha se ishte i nevojshëm, pasi fluksi i rusëve “ka shkaktuar dëme serioze në pozicionin ndërkombëtar të Finlandës”.
Në deklaratën e Qeverisë finlandeze nuk u dhanë detaje për masat e mundshme që do të merren për kufizimin e kalimeve kufitare apo se kur do të hyjë në fuqi ky vendim./REL