-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gëlltiti 80 mijë paund kokainë dhe u shtir si tifoz i Liverpool, vihet në pranga

Kryesoret

Një burrë i cili gëlltiti 1 kilogram kokainë me vlerë 80.000 paund u kap duke u shtirur si një tifoz i Liverpool-it që kthehej nga finalja e UEFA Champions League.

Ai kishte gëlltitur 79 qeska me kokainë në një hotel në Amerikën e Jugut, përpara se të fluturonte drejt Parisit e më pas të kthehej në Britani, duke u hequr si tifoz.

43 vjeçari Benjamin Nwaogwugwu, i cili u rekrutua nga bosët kolumbianë të drogës, u pikas nga policia pasi pësoi kriza të forta barku, në aeroportin e Mançesterit.

Oficerët e panë atë duke u rënkuar nga dhimbja për shkak të efekteve të drogës dhe u dërgua në spital.

Ekspertët testuan 19 nga qeset e gëlltitura dhe konstatuan se bëhej fjalë për kokainë me një pastërti deri në 89% me vlerën e ngarkesës deri në 80,000 £.

Nwaogwugwu, nga Longsight, Mançester, i cili ka një grua dhe fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar më vonë pretendoi se ai kishte qenë nën presion për t’u bërë shpërndarës droge nga gangsterët që premtuan se do të kujdeseshin për anëtarët e tjerë të familjes së tij në Nigeri.

Ai tha se i kishin thënë të gëlltiste 100 pako kokainë, por fizikisht nuk ishte në gjendje t’i gëlltiste të gjitha.

Gjatë marrjes në pyetje, oficerët kontrolluan telefonin celular të Nwaogwugwu dhe gjetën fotografi inkriminuese të një brezi misterioz toke të veshur me palma plus një hotel me bazë në Amerikën e Jugut.

Nwaogwugwu nuk dha asnjë koment tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit