-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Uashingtoni heq disa sanksione kundër Iranit

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot se po heqin disa nga sanksionet tregtare që kishin vendosur ndaj Iranit, në mënyrë që kompanitë e teknologjisë të mund të ofrojnë platforma dhe shërbime që do t’i lejojnë iranianët të kenë akses në internet.

Qëllimi i administratës së presidentit amerikan Joe Biden është t’u mundësojë kompanive t’i “sigurojnë popullit iranian më shumë zgjedhje dhe shërbime të sigurta”, njoftoi Departamenti i Thesarit. “Shtetet e Bashkuara po marrin hapa për të mbështetur rrjedhën e lirë të informacionit dhe aksesin e popullit iranian në informacion,” shtoi ai.

Autoritetet iraniane kanë vendosur kufizime të rënda në internet, duke përfshirë bllokimin e aksesit në Instagram dhe WhatsApp, pas protestave të shkaktuara nga vdekja e Mahsha Amini, një gruaje të re që u arrestua nga policia e moralit. Organizatat joqeveritare akuzojnë autoritetet iraniane se po përpiqen të kufizojnë aftësinë e protestuesve për t’u organizuar dhe se duan të shtypin demonstratat “pas dyerve të mbyllura”.

Multimiliarderi Elon Musk tha të hënën se SpaceX planifikon të kërkojë një përjashtim nga sanksionet kundër Teheranit për të ofruar shërbime interneti për Iranin përmes sistemit të tij satelitor Starlink.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit