-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si të mbroheni prej sulmeve kibernetike?

Kryesoret

“Mos jepni të dhëna personale në ueb-faqet që nuk ofrojnë siguri dhe mos hapni emaile të dyshimta”!

Rekomandime të tilla për shfrytëzuesit e internetit jep Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës, me qëllim të, siç thotë, mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Muajve të fundit, institucionet e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë qenë po ashtu caqe, ndërsa hakerët e lidhur me shërbimet ruse dhe me ato iraniane, janë fajësuar për disa prej sulmeve.

Ekspertët tërheqin vërejtjen se nuk janë vetëm qeveritë që duhet të jenë të vetëdijshme për rreziqet e sigurisë kibernetike. Sipas tyre, vetëdija duhet të rritet edhe te individët, bizneset dhe veçanërisht te sektori i shëndetësisë.

Mentor Hoxhaj, drejtues i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, thotë se shfrytëzuesit e internetit duhet të jenë sidomos të kujdesshëm nga emailet e ashtuquajtura “Phishing” dhe “Spear phishing”.

Këto emaile janë një lloj sulmi që hakerët e bëjnë me qëllim të vjedhjes së të dhënave të ndjeshme, përfshirë: fjalëkalime, kartela bankash e të tjera.Ato, zakonisht, vijnë në formën e një vegëze apo linku, i cili nëse klikohet, hakerëve u jep qasje në të dhëna.

“Vegëzat ‘phishing’ janë më të qarkullueshme në rrjetet sociale, si p.sh. me mbishkrimin: ‘Këto janë fotografitë tuaja’ apo ‘Shikoni, kjo është videoja juaj’. Kjo është forma që shfrytëzuesit e internetit i bën të kyçen [klikojnë] dhe aty infektohen dhe mund t’i humbasin të dhënat e tyre”, shpjegon Hoxhaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se përdoruesit e internetit mund të instalojnë programe që e bëjnë skanimin e vegëzave dhe verifikojnë nëse ato janë ‘phishing’ ose jo.

Hoxhaj, po ashtu, rekomandon që fjalëkalimet e emaileve apo për qasje në ueb-faqe të ndryshme, të bëhen sa më të komplikuara dhe, mundësisht, me verifikim edhe përmes numrit të telefonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit