Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se Kuvendi duhet të shkarkojë presidentin Milo Gjukanoviq.
Deputetët e shumicës parlamentare, Frontit Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA kanë nisur në Kuvendin e Malit të Zi, më 23 shtator, procedurën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviq.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Abazoviq u shpreh se Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës për emërimin e mandatarit për formimin e qeverisë.
“Tashmë jemi një shumicë e sapo-konstituuar, e cila mbështet formimin e një Qeverie të re, por është mjaft e larmishme me subjekte të ndryshme politike, që kanë vizione të ndryshme. Zgjidhja me siguri do të vijë në zgjedhje, por nuk është presidenti ai që do të vendosë se kur do të zhvillohen ato zgjedhje”, tha Abazoviq.
Pas rrëzimit të qeverisë së Abazoviq me mocionin e mosbesimit, tre partitë që fituan shumicën parlamentare, ranë dakord që Miodrag Lekiç të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re.
Gjukanoviq refuzoi që Llekiq të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re, me arsyetimin se nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.