Pas gati 10 vitesh në një histori dashurie, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sot do të kurorëzojnë me dasmë dashurinë e tyre.
Ishte vetë Armina ajo që e zbuloi lajmin, rreth dy javë më parë. Dekori dhe të gjitha detajet e tjera janë përzgjedhur nga vetë çifti.
Festa do të mbahet në një agroturizëm në Shijak, festa do të nisë që në orën 17:00 me një kokteil, dhe më pas darka.
Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale.
Të ftuar do të jenë rreth 300 persona nga bota e artit, kulturës, por nuk do të mungojnë as figura të politikës.