Mbrëmjen e djeshme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre. Pas kërcimit të parë të Arminës dhe Shkëlzenit, siç është traditë fjala i takon babit të dhëndrit
“Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre’’, tha Berisha.
Më pas ka mbajtur një fjalim të shkurtër edhe babi i Arminës spikeri i njohur Arben Mevlani.
“Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë s’e dija”, tha ai ndër të tjera.